Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Beci: Turistët e huaj të befasuar nga tradita, historia dhe monumentet e kulturës në Shkodër

15:15 / August 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkodra me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka postuar një video me përshtypjet e disa turistëve të huaj që kanë vizituar Shkodrën ditët e fundit. Ura e Mesit mbetet një destinacion i veçantë për të gjithë vizitorët, duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Shkodrën.

“Turistët e huaj shijojnë nga afër traditën dhe historinë e dasmave shqiptare pranë Urës së Mesit. Një monument kulture që çdo vit tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj”, u shpreh Beci. Turistët e huaj shprehen të befasuar jo vetëm nga bukuritë natyrore që ofron Shkodra, por edhe nga ritet e traditat vendase.

“Vij nga Bretagne Francë. Këtu është shumë këndshëm. Një vend fantastik me shumë zona për të vizituar. Më pëlqen kjo urë, mali. Pamë disa fshatra tipike dhe po presim të shohim edhe dhëndrrin që do të martohet shumë bukur”, u shpreh njëri prej tyre.

“Ne jemi nga Polonia. Jemi 6 persona dhe është hera e parë që vijmë në Shqipëri, është një urë e mrekullueshme”, u shpreh një tjetër turiste e huaj. E ndërtuar në vitin 1768, Ura e Mesit është një nga perlat e arkitekturës dhe trashëgimisë sonë kulturore, që pret çdo ditë qindra vizitorë.

benet beci Shkoder turistë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Panik në filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, një person tenton të vjedhë një shumë monetare

20:30 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.