Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Igli Hasani i dorëzon postin, ministrja Spiropali: Çojmë përpara objektivin strategjik për Shqipërinë Europiane

16:00 / September 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
547205663 1347736210052143 1793234613238763551 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori sot detyrën nga paraardhësi i saj Igli Hasani. Në fjalën e saj, Spiropali vlerësoi përvojën dhe ekspertizën e Igli Hasanit, i cili sipas saj do të jenë një vlerë e shtuar në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme. ”E bindur që edhe me angazhimin e tij si Kryetar i Komisionit do të çojmë bashkërisht përpara, objektivin strategjik të shtetit shqiptar për Shqipërinë Europiane”, u shpreh Spiropali.

Nga ana e tij, Hasani shprehu besimin se ”reformat dhe proceset që kemi nisur dhe çuar përpara me stafin e Ministrisë gjatë dy viteve të fundit do të vazhdojnë të jenë prioritet edhe nën drejtimin e ri”. Hasani theksoi se po aq e rëndësishme është që udhëheqja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian të vazhdojë me një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe Kuvendit.

”Është bindja ime se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk është detyrë e një ministri, e një ekipi apo e një institucioni të vetëm, por një projekt kombëtar, i bazuar në transparencë, konsultim të gjerë dhe besueshmëri”, shtoi ai. Hasani i uroi Spiropalit suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

”Në rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian në Kuvend, do të vijoj me të njëjtin përkushtim për ta mbështetur dhe çuar përpara objektivin strategjik për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me familjen e saj të natyrshme Evropiane”, siguroi ai. Nga korriku 2024, Spiropali mbajti postin e Kryetares së Kuvendit në Legjislaturën X. Prej janarit 2019 deri në korrik 2024 ka shërbyer si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke u riemëruar në mandatin e tretë qeverisës së PS-së në shtator 2021.

BE Edi Rama Elisa Spiropali europa Shqipëria 2030
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situatë alarmante në Lundre të Ulzës, zjarri po avancon drejt Shkopetit

15:56 / September 3, 2026

Kërcënimet e pretenduara nga biznesmeni në Vlorë, reagon policia: Në automjetin e aksidentuar ishin tre persona, u gjet edhe një pistoletë

14:54 / September 3, 2026

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.