Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditja e grupeve në Fushë-Krujë, SPAK zbardh episodet e trafikut: 2.4 ton marijuanë dhe kokainë

15:05 / December 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 12 10 150442
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit nr.9 të vitit 2024, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 14 shtetasve, nën hetim për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme me vendimin e saj nr. 124, datë 9.12.2025 vendosi pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Sot, më 10.12.2025, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimi personal vetëm për 10 (dhjetë) personat nën hetim: I. S.(alias X.,), R. Rr., A. N (alias L. S.,), P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.,), A. Gj.(alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe punohet me strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e personave nën hetim B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës. Policia gjyqësore ka ekzekutuar 11 (njëmbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

2.4 ton marijuanë Fushë-Krujë spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.