Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Marrëdhënia jonë me BE më e ngushtë se kurrë”, Hoxha: S’ka ndryshuar qëndrimi për zgjerimin e Unionit

12:27 / May 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3209
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka deklaruar në Kuvend se procesi i zgjerimit të BE mbetet një prioritet i pandryshuar i vetë Brukselit dhe se marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët europianë janë në nivelin më të ngushtë dhe më përmbajtësor të mundshëm.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se procesi i negociatave për anëtarësim bazohet ekskluzivisht në meritë dhe në rezultate konkrete të reformave, të cilat sipas tij janë kriteri i vetëm i vlerësimit nga Bashkimi Europian.

“Qëndrimi i BE-së ndaj zgjerimit nuk ka ndryshuar, ai mbetet një nga prioritetet e BE-së.  Konstatimi i dytë është se marrëdhëniet tona me BE dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta, më konkrete, më përmbajtësore dhe më premtuese se sa sot. Në bazë të kësaj marrëdhënie, natyrshëm qëndron procesi i negocimit për anëtarësimin, një proces i bazuar në meritë, ku reformat reale dhe rezultatet konkrete, mbeten kriteri i vetëm i vlerësimit nga BE. Konstatimi i tretë ka të bëjë me progresin domethënës që ka bërë Shqipëria, falë punës së administratës publike, angazhimit të ekipit negociator, vullnetit politik të përgjithshëm në këtë vend dhe mbështetjes së partnerëve europianë, vendi ka avancuar me një ritëm të përshpejtuar, të pazakontë dhe absolutisht të vlerësuar”, tha Hoxha.

BE ferit hoxha Marrëdhënia ngushtë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.