Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin e Gjirokastrës.

17:50 / June 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaaa sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama tha nga Rinasi se rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në Shqipëri kërkon zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të aviacionit civil në vend.

Kryeministri u ndal edhe te projekti i Aeroportit të Vlorës, për të cilin pranoi se ka pasur vonesa, por theksoi se ato nuk lidhen me shtetin shqiptar.

Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria ndodhet në fazën përgatitore për hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, i cili do të ketë karakter turistik dhe sezonal.

Rama theksoi se transformimi i sektorit të aviacionit në Shqipëri ka sjellë një rritje të ndjeshme të aksesit të qytetarëve në transportin ajror.

“Projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri në një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil.

Të gjithë janë të informuar për disa vonesa të shkaktuara jo për shkak të shtetit, por për shkaqe të brendshme të kompanisë në aeroportin e Vlorës. Ministria ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi ynë është i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë.

Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për çeljen e garës për aeroportin e Gjirokastrës, që do të jetë aeroport turistik dhe sezonal.

Ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5 për qind të popullsisë që kishte akses në aviacion, ndërsa sot që flasim shifra ka shkuar në afro 40 për qind e shqiptarëve që e përdorin avionin.” 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026

Inaugurohet fluturimi i parë Tiranë–Toronto, Rama: Objektivi i radhës është linja direkte me SHBA-në

17:27 / June 19, 2026

Nis rreziku i zjarreve/ Mbrojtja civile: Në gatishmëri 5 helikopterë

15:30 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.