Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ 32 vatra të raportuara, 6 mbeten aktive

11:05 / August 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gojan Puke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej të cilave 6 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet me 270 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Gojan-Gjegjan të Pukës vijon operacioni i përforcuar, ku në terren janë angazhuar 190 forca. Ndërhyrja mbështetet edhe nga mjete të rënda dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në Malin e Dajtit, në Tiranë, një pjesë e vatrave është izoluar plotësisht. Ndërhyrja vijon në vatrat e mbetura me 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Bërshi të Klosit, pas vënies nën kontroll, disa vatra janë riaktivizuar gjatë natës për shkak të erës. Në operacion janë angazhuar 85 forca, mes tyre 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Shtuf të Mirditës, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon në zonat ku terreni e mundëson. Terreni i thepisur vijon të vështirësojë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

ministria e mrojtjes raportim vatrat aktive zjarret ne shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.