Dy në pranga dhe dy në hetim është bilaci i operacionit të koduar “Propocione” nga policia e Tiranës.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të S. K., 34 vjeç banues në Tiranë, I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë
. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.
Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa P.Z dhe L.Z, kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar për shpërndarjen e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
