Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Frontex me ‘dorë të hekurt’ në kufirin shqiptaro-grek, Merkaj: Janë arrestuar 229 emigrantë

18:16 / June 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eduard merkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga data 22 maj, forcat e FRONTEX, janë vendosur ne kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo për të bërë të mundur, në bashkëpunim me policinë shqiptare, kapjen e emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Drejtori i Kufirit, Eduart Merkaj, në një intervistë për Report Tv, ka treguar dhe numrin e emigrantëve që janë kapur duke tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, në vetëm dy javë të vendosjes së FRONTEX në vendin tonë.

“Janë 229 emigrantë të cilët kanë tentuar dhe janë kapur duke u futur në kufirin me Shqipërinë. Nga këta 137 prej tyre është bërë procedura për kthimin vullnetar të tyre, pasi kanë deklaruar që kanë dashur të kthehen vullnetarisht në Greqi, për të cilët janë bërë procedurat dhe janë kthyer në drejtim të  Greqisë, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar azil dhe janë trajtuar konform ligjeve“, ka deklaruar Merkaj.

Po ashtu drejtori i kufirit ka shpjeguar dhe vendosjen e forcave të FRONTEX ne kufi, për të bërë monitorimin dhe kapjen e emigrantëve të paligjshëm.

“Forcat e FRONTEX-it, koleget e ardhur nga Bashkimi Europian janë të vendosura në patrulla treshe, këto patrulla janë dy punonjës te FRONTEX dhe një punonjës i departamentit te kufirit  të emigracionit, oficer policie, ku në secilin prej këtyre patrullave, përgjegjës është punonjësi i policisë shqiptare. Këto patrulla operojnë në kufirin e gjelbër, por gjithashtu operojnë dhe në pikat e kalimit kufitar në KPK-të përkatëse, relativisht në Korçë dhe Gjirokastër, atje  ku e kemi dhe zonën më të nxehtë” ka thënë më pas ai.

Merkaj ka treguar se marrëveshja me FRONTEX, një marrëveshje kjo e firmosur pa afat, ka sjellë disa avantazhe, mes të cilave vet pajisja nga forcat e FRONTEX, çka ka bërë që të rritet numri i punonjësve të policisë dhe patrullave të përbashkëta.

Sipas Merkajt, vendi ynë ka një histori të gjatë suksesi në bashkëpunimi me FRONTEX.

“Forcat e FROTEX-it kanë prej disa kohesh, më shume se dy vjet që janë të atashuar në disa prej pikave kryesore, në pikat e kalimit  kufitar në Shqipëri. Mund t’ju them në Rinas në Durrës, që ka kolege të FRONTEX-it që kanë një afat të gjatë që rrinë aty dhe ndihmojnë dhe gjithashtu kryejnë veprime të përbashkëta me koleget shqiptar, por jo me veprime operacionale siç janë momentalisht në kuadër të kësaj marrëveshje. Ambientet ku janë të akomoduar kolegët e FRONTEX-it janë në pikat e kalimit në Gjirokastër dhe në Korçë, kryesisht në dy pikat më të mëdha, në Kakavijë dhe ne Kapshticë” ka shtuar më pas Merkaj.

Sipas marrëveshjes, në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të vendosur 50 forca të FRONTEX, të cilët janë nga disa vende të Europës, ku numrin më të madh e mban Gjermania e më pas vijojnë vendet e tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari me precedentë penalë

22:10 / July 17, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.