Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan të Tepelenës.
Informacion paraprak.
NJOFTIMI POLICISE
Tepelenë.
Rreth orëve të para të mengjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qelluar me armë zjarri.
Për pasojë është plagosur lehtë në krah.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
