Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta 24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paketa antidhunë duket se po jep efektet e para pasi këtë të enjte numri i protestuesve që u grumbulluan te Ministria e Arsimit ka qenë shumë i ulët.

Në tubimin e sotëm, me një grup të vogël njerëzish nuk është regjistruar asnjë incident, madje disa prej protestuesve janë ulur në trotuar duke qëndruar paqësisht te Ministria e Arsimit.

Para se të mbërrinin te min arsimit, një grup i vogël protestuesish u mblodhën te parlamenti, njëherazi zhvillohej seanca plenare ku mes të tjerave u miratua dhe paketa antidhunë

Pavarësisht masave të ndërmarra nga policia e shtetit duke blinduar hyrjet dhe daljet e kuvendit, këto masa duket se nuk ishin të nevojshme për shkak të numrit shumë të vogël të protestuesve që qëndruan aty.

Pas afro 2 orësh qëndrim te parlamenti, grupi i vogël i protestuesve marshuan drejt sheshit Skënderbej për të mbërritur më pas në rrugën e Durrësit, pranë ministrisë së arsimit. Aty ku disa prej tyre qëndruan ulur nëpër trotuare paqësisht.

Qeveria shqiptare ka miratuar përmes një akti normativ Paketën Antidhunë e cila ndryshon ligjin për tubimet duke ashpërsuar masat ndaj protestuesve të dhunshëm, personave që fshehin identitetin dhe bllokuesve të rrugëve. Kjo paketë ligjore parashikon gjoba të ashpra administrative, kompetenca të shtuara për policinë, dhe përgjegjësi edhe për prindërit e të miturve që përfshihen në akte dhune.

Pikat kryesore të paketës përfshijnë, Ndalimin e tubimeve deri në 72 orë ku Policia e Shtetit, me miratimin e prefektit, ka të drejtë të ndalojë ose kufizojë protestat në një perimetër të caktuar rreth institucioneve shtetërore, arsimore dhe shëndetësore nëse ka rrezik për dhunë ose dëmtim të pronës. Ky vendim mund të rinovohet vetëm një herë. Gjoba deri në 500,000 lekë: Janë përcaktuar 9 kategori gjobash administrative. Fshehja e identitetit (maskimi) dënohet nga 10,000 deri në 100,000 lekë. Ndërsa mosbindja ndaj urdhrit të policisë për shpërndarje, kur personi është i maskuar, gjobitet nga 50,000 deri në 500,000 lekë. Gjobat për bllokimin e rrugëve, për Personat që bllokojnë akset rrugore gjatë protestave (kur veprimi nuk përbën vepër penale) do të ndëshkohen me një gjobë prej 5,000 lekësh për çdo ditë bllokimi.

Regjistri i të dhunshmëve, e njohur si lista e zezë, Krijon një regjistër të posaçëm me emrat e të gjithë personave që përfshihen në akte dhune apo vandalizmi gjatë manifestimeve publike. Kontrolli i thirrjeve online, kur Policia do të monitorojë rrjetet sociale dhe komunikimet elektronike. Nëse identifikohen thirrje për dhunë në protesta, policia do t’u dërgojë mesazh mbajtësve të llogarive për të fshirë menjëherë përmbajtjen. Edhe Dëmshpërblimi i bizneseve: Krahas masave shtrënguese, qeveria ka miratuar edhe një skemë kompensimi për bizneset që pësojnë dëme materiale nga aktet e dhunës gjatë protestave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026

AKEP ndryshon rregullat për telefoninë celulare, ndalohet rritja automatike e tarifave nga 2027

14:44 / October 29, 2026

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026

Erion Vishkulli publikon foto nga Italia pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

14:37 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.