Komisioni Evropian ka hapur negociatat për të integruar Shqipërinë, dhe vendet e rajonit në regjimin e BE-së ‘Roam Like at Home’.
Kjo do t’u lejojë njerëzve që udhëtojnë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe të bëjnë telefonata, të dërgojnë mesazhe me tekst dhe të përdorin të dhënat mobile pa tarifa shtesë për Roaming.
Roam Like At Home’ do të thotë që qytetarët do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin celular në të njëjtën mënyrë si në shtëpi.
Ky shërbim do të aktivizohet automatikisht sa herë që qytetarët do udhëtojnë dhe do përdorin telefonin jashtë vendit në cilindo prej 27 vendeve të BE-së, si dhe në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Ukrainë dhe Moldavi.
Negociatat dypalëshe janë hapur me partnerët. Pasi marrëveshjet të finalizohen dhe partnerët të jenë përafruar plotësisht me rregullat e Roaming-ut të BE-së, Komisioni do ta ftojë Këshillin të zgjerojë zonën e Roaming-ut të BE-së në përputhje me rrethanat.
Pavarësisht hapjes së negociatave Komisioni Evropian nuk ka përcaktuar një datë konkrete se kur qytetarët shqiptarë do të mund të përfitojnë nga heqja e plotë e tarifave Roaming me BE-në.
