Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria është krejt ndryshe falë procesit të integrimit”, Rama nga Brukseli: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet te meritat, por na mungon mbështetja politike

15:02 / November 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama ne bruskel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit europian ka ndikuar në transformimin e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e parimit të meritës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, në Bruksel, Rama u shpreh se Shqipëria është sot një vend krejt ndryshe falë këtij procesi, ndërsa kritikoi politikat e Bashkimit Europian, të cilat, sipas tij, shpesh zhgënjejnë vendet kandidate për shkak të konflikteve mes shteteve anëtare.

Kreu i qeverisë nënvizoi se anëtarësimi duhet të mbështetet te meritat dhe reformat e realizuara, por theksoi se krahas vlerësimit teknik, procesit i mungon edhe mbështetja e duhur politike nga vendet e BE-së.

“Jo vetëm që nuk e kundërshtoj, por kam luftuar për këtë për një kohë të gjatë. Plani i rritjes në vetvete është një instrument që e pasqyron këtë qasje nga ana e Komisionit dhe BE-së, sepse hendeku vazhdon që të jetë i madh dhe nevoja për të pasur më shumë nga sa u takon kapaciteteve, për të mbyllur këtë hendek, është e jashtëzakonshme.

Përpjekjet për të bërë gjëra që ju përmendët, si anëtar i asociuar i Ukrainës, nuk shkojnë asgjëkundi, sepse është një gënjeshtër dhe nuk kanë të bëjnë me instrumentin e BE-së, sepse bazohet në meritë. Procesi i bazuar në meritë është kryesisht një dhuratë për ne, është një proces që na bën të aftë të bëjmë gjëra që nuk do të ishim në gjendje që t’i bënim. Për fat të mirë, në mes të Evropës kemi BE-në, i cili është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si krijohen institucionet.

Gjithashtu është vendi i torturave, ata e dinë saktësisht se si të derdhin gjak në çdo hap që hedhim. Shqipëria është një vend krejt ndryshe falë këtij procesi. Europa nuk ta jep anëtarësimin pa meritë. Por, ajo që mendoj që mungon është politika. Mendoj që Komisioni ka të drejtën që të na torturojë, por politika e BE-së shpesh na zhgënjen, sepse na rrëzon për shkak të konflikteve të shteteve anëtare”, tha kryesministri Edi Rama.

anetaresimi BE Bruksel Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

Incidenti me këngën serbe në Forumin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, nuk duhet të kalojë në heshtje ajo që ndodhi

15:05 / November 16, 2026

Rama nga Brukseli komenton protestat në Tiranë: “Revolucioni i flamingove” tërhoqi vëmendjen e botës për shkak të hijes së Donald Trump

14:49 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.