Interpol ka përditësuar listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime ndaj mjedisit, e mes tyre bien në sy dhe dy shqiptarë.
Bëhet fjalë për Ergest Memo 34 vjeç dhe Taulant Memo 33 vjeç. Të dy akuzohen për disa krime të kryera në shtetin grek.
Dy korçarët janë shpallur në kërkim nga shteti grek me akuzën e prerjeve të paligjshme të pyjeve, që kanë shkaktuar një dëm prek 10.000,00 euro. Mbi Taulant Memon, rëndon akuza e dyfishtë për armëmbajtje pa leje.


