Një 28-vjeçar nga Bulqiza është mbajtur peng në një banesë të braktisur në Peqin për disa orë, për shkaqe që ende nuk dihen. Por është arrestuar nga policia për veprën penale ” Veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
I.Q., 28 vjeç ka qenë mjaft kontradiktor në deklarimet e dhëna në komisariat duke mos arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Megjithatë, Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për L.Rr nga Tirana, i cili është shpallur në kërkim për “Heqje të Paligjshme të Lirisë”.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: I.Q., 28 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale ” Veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Si dhe është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit: L.Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ” Heqje e paligjshme e lirisë” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi ; L.Rr, në një banesë të braktisur në Peqin ka mbajtur për disa orë nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë për motive ende të paqarta shtetasin I.Q.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes , si dhe për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
