Një 49-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Mjeti tip Ford me drejtues J.F., 46 vjeç nga Patosi në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit” ka aksidentuar këmbësoren S. B., 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit.
Shoferi është arrestuar dhe pritet të japë detaje për ngjarjen e ndodhur, teksa akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
