Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Makina ku ndodheshin tre persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e duke sjellë dhe pasoja të rënda. Viktima i identifikuar si Ndue Gjokaj, 56 vjeç ka ndërruar jetë dy orë më pas në spital për shkak të plagëve të marra. Ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve.
Policia ndërkohe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
