Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vidhnin vila në Bruksel, nis procesi gjyqësor për 5 prej anëtarëve të arrestuar në Shqipëri

10:09 / June 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
floriri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur 5 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje në Belgjikë.


Me anë të një vendimi të disa ditëve më parë, Gjykata ka pranuar kërkesën e Akuzës për të gjykuar shtetasit Alerjo (Indrit) Dushku (Skeja), Kastriot Dedaj, Albert Arraj, Imir Vila dhe Eduart Kumen. Këta persona akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes”, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes se veprave penale nga grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimit të parave”.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria belge, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë, një pjesë të vënë në pranga në Belgjikë, prej kohësh grabisnin banesa kryesisht në Bruksel, por jo vetëm.

Në 28 mars të vitit që lamë pas, autoritetet belge kërkuan nga Shqipëria ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” dhënë për 3 prej shqiptarëve të identifikuar si pjesë e grupit, ndërsa pjesa tjetër është arrestuar në Belgjikë.

Dosja e tyre do të gjykohet tashmë nga Krimet e Rënda, ndërsa ata janë vënë nën akuza nga Prokuroria, edhe për pastrim parash.

ARRESTIMET

Duke iu referuar burimeve zyrtare, veprimtaria e grupit të goditur ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge.

Sipas dosjes, ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Ndërkohë, sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja i kanë transferuar në Shqipëri. Prokuroria ka hetuar për kalimin e parave me anë të transfertave, duke identifikuar një pjesë të tyre.

“Në zbatim të letërporosisë, dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge, në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit: Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë. Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë dhe Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë. Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, ‘Vjedhja’ e kryer në kuadrin e ‘Grupit të strukturuar kriminal’.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë”, do të njoftonte Policia 1 vit më parë.


Albert Arraj Alerjo (Indrit) Dushku (Skeja) Kastriot Dedaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.