Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbuloni 7 cilësitë e njerëzve që duan vetminë

12:38 / June 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vetmi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njerëzit që preferojnë të kalojnë kohë me veten shpesh janë të etiketuar “të vetmuar”, madje edhe kur të qenit i vetëm është një zgjedhje e konsideruar si e mirë. Në fakt, zgjedhja për të qenë vetëm dhe ndjenja e vetmisë nuk është absolutisht e njëjta gjë.

Ata që preferojnë të kenë një rreth të vogël miqsh dhe herë pas here kalojnë kohë vetëm duke iu kushtuar hobit dhe interesave të tyre, nuk janë domosdoshmërisht të turpshëm apo të trishtuar – thjesht, jo të gjithë njerëzit pëlqejnë të bëjnë të njëjtat gjëra. Dhe edhe nëse në shumë raste “të vetmuarit” duken “të çuditshëm” në sytë e pjesëmarrësve më të famshëm, ata posedojnë cilësi të panumërta të fshehura: ne duam të zbulojmë së paku 7 prej tyre!

Janë të hapur për ide të reja

Ndoshta mund të duket e çuditshme që një person i vetëm, i cili preferon të ulet në periferi, në të vërtetë është shumë i prirur të eksperimentojë me gjëra të reja. Shumë herë gjykojmë pa e kuptuar se shpesh njerëzit që kalojnë më shumë kohë duke menduar në heshtje janë duke kërkuar frymëzim për të bërë gjëra të reja.

Ata ndihen rehat me mendimet e tyre

Njerëzit që zgjedhin një vetmi të shëndetshme nuk kanë frikë nga pesha e mendimeve të tyre. Ndryshe nga shumica e njerëzve, në fakt, ata kanë një mendim të qartë dhe kalojnë kohën duke u përballur me problemet e tyre pa u frikësuar.

Ata dinë si t’i shënojnë kufijtë

Për shkak se ata kalojnë shumë kohë vetëm, ata kanë një mënyrë të menduari më shumë për atë që me të vërtetë i motivon dhe u intereson dhe rrjedhimisht, për atë që ata vërtetë kanë nevojë.

Ata janë shumë besnikë

Ata janë miq besnikë tek të cilët gjithmonë mund të mbështeteni. Pikërisht për shkak se ata preferojnë të kalojnë kohën e tyre vetëm, këta njerëz kujdesen për marrëdhëniet e tyre ndërpersonale – ata zgjedhin me kujdes, duke ndarë momente të mira dhe të këqija, por gjithmonë duke qëndruar besnikë në çdo kohë.

Ata përballen me problemet dhe kanë vetëbesim

Ata nuk kanë frikë të përballen me problemet e tyre, për të cilat ata reflektojnë për një kohë të gjatë përpara se të arrijnë një zgjidhje. Për më tepër, ata tregojnë vetëbesim të madh, që tregon natyrën e tyre të vërtetë dhe atë që i intereson më së shumti.

Ata dinë të vlerësojnë kohën e tyre dhe atë të të tjerëve

Një person që preferon të jetë vetëm e kupton vërtetë vlerën e kohës. Një nga gjërat më të rëndësishme për këta njerëz është disponueshmëria e kohës, së tyre dhe të tjerëve – gabimi më i madh për ta do të ishte të kuptonin në fund të ditës se kishin kaluar kohë me njerëzit e gabuar. Nuk ka të bëjë me arrogancën, por thjesht për “njohjen e asaj që dëshirojnë” dhe për dhënien e një çmimi kohës tuaj. Nga ana tjetër, koha është para, ju e dini.

Kanë një IQ më të lartë

Ata zakonisht janë njerëz shumë inteligjentë, me aftësi analitike të shënuara, të cilët vlerësojnë bisedat e shkëlqyera që mund të stimulojnë mendjet e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.