Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjekët japin alarmin! Të rinjtë shqiptarë po preken nga sëmundjet seksuale

17:29 / June 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pipero
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po kthehen në një shqetësim mbarëbotëror. Sipas OBSH 1 mln persona përgjatë 24 orëve preken nga këto sëmundje. Shqipëria fatkeqësisht nuk ka shifra të sakta, por mjekët infeksionistë japin alarmin se sëmundjet seksualisht të transmetueshme hasen dhe në mosha të vogla madje dhe tek 12-vjeçarë.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionit: Nuk është çudi që pas kësaj moshe ta hasim në vijimësi deri tek 70-vjeçarët. E them me keqardhje sepse edhe në Shqipëri kemi shumë vajza, apo djem hyjnë në marrëdhënie seksuale para moshës 13 apo 14 vjeç.

Lista e këtyre sëmundjeve është e gjatë, e po ashtu edhe faktorët janë disa.

“Kemi marrëdhënie të pambrojtura, marrëdhënie rastësore,etj. Dhe nuk kemi kulturën që të shkojmë te mjeku kur kryejmë një marrëdhënie risku.”

Psikologet shohin me shqetësim përfshirjen e të miturve në marrëdhënie seksuale të hershme, ndërsa fajësojnë të rriturit edhe për faktin e mos trajtimit në kohë të problemit.

Enetela Binjaku, psikologe: Hezitimi për të shkuar tek mjeku është një model, të miturit imitojnë të rriturit. Nga ana tjetër kjo tregon se brezat nuk komunikojnë si duhet, do të thotë se ai nuk ka patur me kë ta ndajë shqetësimin që ka ndjerë me trupin e tij.

Vitet e fundit është rikthyer edhe sifilizi që sipas mjekëve konsiderohej një sëmundje e harruar. Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 100 persona të prekur prej tij, ndërsa HIV Aids-i një tjetër sëmundje e transmetueshme seksualisht numëron me shume se 1200 të prekur që prej shfaqjes së rastit të parë në vitin 1992./klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.