Bashkëshortja e tij kishte shkuar tek prindërit, duke kërkuar ndarjen pas grindjeve të vazhdueshme. 30-vjeçari nga Patosi kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit në një fshat të Beratit për tu pajtuar, po ka hasur në rezistencën e prindërve të bashkëshortes.
Por L.R., në debat e sipër ka dhunuar vjehrrin e tij fizikisht dhe psikologjikisht. Veç kësaj, pas denoncimit të vjehrrit, policia e Beratit kishte marrë informacion se 30-vjeçari nga Patosi mbante dhe armë pa leje. Në bashkëpunim me kolegët e Patosit u bë kontroll në shtëpinë e tij ku dhe u gjet një armë zjarri automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat pë veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Dhuna në familje”.