Një 17-vjeçare dhe i dashuri i saj janë protagonistë të vjedhjes së një shume parash në shtëpinë e xhaxhait të adoleshentes.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se Xh.Z., nga fshati Ullinjas i Beratit ishte në një lidhje me E. Ç, 22 vjeç nga fshati Lybeshë, dhe i ka treguar këtij të fundit vendin se ku xhaxhai i saj, E.Z, kishte një sasi eurosh. Ata kanë arritur të marri shumën e parave, por janë zbuluar nga policia. 22-vjeçari u arrestua ndërsa adoleshentja do të hetohet në gjendje të lirë.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË BERATIT
Berat, më 21.06.2019
Berat
Ndalohet nga policia një 22 vjeçar si dhe proçedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare.
Në vijim të punës për evidentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, zbardhjen si dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit bënë ndalimin e shtetasit E.Ç, 22 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, si dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasen Xh.Z, 17 vjeçe, banuese në Ullinjas, Berat.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e shtetasit E.Z, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
