Agim Meta, 41 vjeç, banor i fshatit Shkallë në njësinë administrative të Xibrit, Bashkia e Klosit, u gjet sot në mëngjes i pajetë poshtë inerteve të Rrugës së Arbërit.
Meta kishte humbur çdo kontakt me të afërmit prej katër ditësh. Të afërmit dhe drejtuesit lokal njoftuan Policinë dhe kërkuan ndihmë për gjetjen e tij. Dje efektivë të Policisë Klos ishin në fshatin Shkallë dhe banorët u shprehën se dyshimet kryesore janë se ai duhet të jetë mbuluar nga inertet e Rrugës së Arbërit.
“Agimi deri në orën 22.00 të ditën e martë është parë nga bashkëfshatarët. Mbante në krah një bombël gazi, që do ta dërgonte në shtëpi. Me siguri ka rrëshqitur për shkak të terrenit dhe ka rënë në një përrua. Pastaj ai është mbuluar nga inertete që hidhnin mjetet që punojnë në Rrugën e Arbërit. Ne kishim dyshime se ai kishtë poshtë inerteve dhe pas kërkimeve kështu rezuloi”, pohuan banorë të Xibërit. /tirananews.al/
