Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ligji ka dënime të rënda, por me gjyqtar si Murat Lleshi, krimet elektorale janë “shaka”!

20:30 / June 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Murati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse dhuna nga militantët e Partisë Demokratike dhe zyrtarët e djathtë të Bashkisë së Burrelit ishte evidente në KZAZ nr.17 ku u dogjën materialet zgjedhore,  80 për qind e tyre u lanë në arrest shtëpia duke i shpëtuar burgut, pra 8 i lanë në arrest shtëpie dhe dy me burg.

Gjyqtarit Murat Lleshi, një emër i njohur për publikun dhe për sistemin e drejtësisë për shkak të skandaleve të shumta, vendosi që 80% e të arrestuarve në Mat për djegie të materialeve zgjedhore dhe dhunë ndaj Policisë t’i lërë në shtëpi.

Murat Lleshi, dikur ish-metalurg, ka mbaruar shkollën me korrespondencë dhe falë lidhjeve të tij është bërë gjyqtar. Gjyqtari Murat Lleshi është akuzuar se ka abuzuar herë pas here me detyrën.

Vite më parë ai pati një përplasje fizike me gazetarin e emisionit “Fiks –Fare” duke e tërhequr zvarrë me automjetin e tij. Madje si për ironi të fatit, në vitin 2009 ishte vetë Enkelejd Alibeaj në atë kohë ministër Drejtësie që do të kërkonte marrjen e masave disiplinore në ngarkim të gjyqtarit Lleshi. Por KLD-ja, nuk mori masë ekstreme ndaj tij, ndërsa në atë kohë u përfol se ai pagua 100 milion pranë këtij institucioni dhe qëndroi në punë.

Dosja e abuzimeve

Një dosje me mal abuzimesh, të kryera nga gjyqtari Murat Lleshi. Më 18.07.2006, një tjetër procedim penal është regjistruar kundër tij. Dy banorë të Dibrës do e denonconim gjyqtarin Lleshi, sepse me vendimin e gjykatës nr. 14, datë 20.04.2006, ai do të lëshonte “Urdhrin e ekzekutimit” për vendimin me nr. 3. datë 28.02.2006 të Komisionit të Kthimit të Pronave të Dibrës, në një kohë kur ky vendim nuk kishte marrë formë të prerë, pasi nga kallëzuesit ishte bërë ankesë në Komisionin Shtetëror të Kthimit të Pronave në Tiranë. Por askush nuk e vuri ujin në zjarr për këtë shkelje, për të cilën Kodi Penal parashikon 3-10 vjet heqje lirie. Çështja penale e hapur ndaj tij u mbyll.

Amnisti ilegalisht

Një tjetër shkelje ligji nga ana e gjyqtarit Murat Lleshi ishte vendimi nr. 04 i datës 15 janar 2007, me të cilin pushoi çështjen penale në ngarkim të të pandehurit A.Koca për shkak të amnistisë. Por ligji për amnistinë nuk kishte hyrë në fuqi në momentin e dhënies së vendimit të mësipërm nga gjyqtari Lleshi, pasi nuk ishte botuar akoma në Fletoren Zyrtare. Kjo është konstatuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në vendimin e saj nr. 378, 16 maj 2007, ku citohet: “Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar që ka zbatuar Ligjin 9678 dt 13.01.2007 për dhënie amnistie, pasi në kohën kur është dhënë ky vendim, ligji nuk kishte hyrë në fuqi dhe gjykata nuk mund ta zbatojë atë para se ligji të hyjë në fuqi”.

Vendimet e dyshimta

Mes shumë vendimeve të dhëna nga ky gjyqtar, po shkëpusim dy prej tyre. Një i pandehur i moshës 60-vjeçare, H.Brozi, i akuzuar për “kanosje e armëmbajtje pa leje”. Për shkak të moshës dhe rrezikshmërisë së pakët ishte lënë në gjendje arresti shtëpie, ndërsa gjyqtari Murat Lleshi e dënoi me dy vjet heqje lirie. Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e dhënë nga gjyqtari Lleshi dhe e dënoi të pandehurin 60-vjeçar vetëm me kohën e paraburgimit.

Gjyqtari Lleshi, për raste analoge dhe përsëritëse, ka dhënë masë dënimi tepër të butë, siç ishte rasti i të pandehurit 19-vjeçar E.Muçe, i cili me vendimin nr. 62, datë 05.07.2006, i akuzuar për “kanosje e armëmbajtje pa leje”, u dënua me 5 muaj e 10 ditë burg.

Një shtetas, i cili i kërkonte gjyqtarit Lleshi të pushonte çështjen e ngritur prej tij, kërkesë e ligjshme kjo, arriti të sigurojë pushimin e çështjes pas 3-4 seancash, sepse gjyqtari Murat Lleshi i shtynte ato. Qytetari Sh.Kuka u ankua pranë kryetarit të Gjykatës së Matit për Lleshin, duke pretenduar se ai e kishte fyer. Madje, ky shtetas u pyet edhe nga një inspektor i KLD-së, pas ankesës në këtë institucion, por gjyqtari Lleshi edhe kësaj radhe e mbylli problemin.

Vila

Gjyqtari Murat Lleshi ka ndërtuar një vilë në oborrin e Prokurorisë së Matit. Në të njëjtin oborr, brenda të njëjtit rrethim me kangjella hekuri, ndodhet ndërtesa e Prokurorisë së Matit dhe një vilë dykatëshe, me papafingo, pronë e gjyqtarit Murat Lleshi. Nëse nuk e di historinë mendon se vila luksoze është pjesë ose aneks i Prokurorisë së Matit, por nëse pyet ish-drejtuesit e kësaj prokurorie dhe banorët mëson se ajo është vila e gjyqtarit Murat LLeshi. Si gjithmonë, gjyqtari i ka kopsitur dokumentet dhe ka siguruar edhe leje të vjetër ndërtimi.


https://streamable.com/xtt1m

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.