Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zgjedhjet e 30 qershorit, do angazhohen 7 mijë efektivë policie për procesin

20:13 / June 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën në mbrëmje, rreth 7 mijë uniforma blu pritet të marrin në dorëzim materialet zgjedhore për procesin e 30 qershorit. Hartuesit e planit parashikojnë që jashtë qendrave të votimit të qëndrojnë nga 2 punonjës policie, por për shkak të mungesës së kapaciteteve efektive, nga Tirana do të delegohen me detyra në rrethe. Mësohet se në ndihmë do të vijnë dhe efektivë të emigracionit, por edhe të ruajtjes së objekteve. Gjithsej duhet të sigurohen 5 362 Qendra Votimi, 90 KZAZ dhe 90 vende të numërimit të votave.

Përplasjet e ditëve të fundit nga mbështetës të opozitës në ambientet e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe kundërshtimi i bashkive që kontrollojnë PD dhe LSI, kanë tensionuar situatën në disa qytete.

Pikërisht për të shmangur përplasjet në 30 qershor, është parashikuar që grupe efektivësh dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, të qëndrojnë në gatishmëri, raporton A2.

Krahas kësaj, Policia do të angazhojë një numër të efektivëve në ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë, të cilat pritet të sigurohen me forcat Komando, ndërsa Garda kryesisht me lëvizjen e personaliteteve.

Ndërkohë, prej vitit 2005, vetë shumica e trupës së policisë nuk ushtron të drejtën e votës. Dikur efektivët votonin aty ku shërbenin, por prej disa procesesh zgjedhore kjo mundësi nuk aplikohet më.

efektivë policie zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.