Një 38- vjeçar nga Velipoja është arrestuar pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kjo pasi gjykata italiane e ka dënuar me mbi 8 vite burg.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: M. R. 38 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Ky shtetas është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata Firenze/Itali me vendim 813/2018 datë 13.03.2019 , e ka denuar me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale: “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
