Shtatë punonjës policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së kapsollave dhe molotivit në KZAZ-në e Dibrës nga militantët e opozitës.
Të lënduar ka edhe në radhët e protestuesve të opozitës, raporton News 24. Përplasja në KZAZ-në 19, erdhi pas protestave të mbështetësve të Partisë Demokratike atje.
Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.
