Një 49-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit dhe dyshimet e para janë për arrest kardiak. Sipas informacioneve paraprake S. A., nga Kosova që jetonte në Gjermani ka hyrë në det rreth orës 12.46 në lagjen nr.13 në Durrës, por nuk ka mundur të dalë më.
NJOFTIMI I POLICISE
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
