TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023

Fenomeni Luiz kalon kufijtë e Shqipërisë, ja për çfarë bëhet fjalë

23:29 / February 2, 2023

Berisha: Në zgjedhje shkojmë me logon e PD. Futemi pa Partinë e Lirisë

23:21 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Zgjedhja e Editorit

A do bëjë dallimin 2019!

18:00 / December 31, 20186 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Artan Xh. DUKA Prof. As. Dr.

Nga “shiu” qeveritar në “breshër” opozitar!

Iku edhe një vit dhe tek ne demokracisë akoma i ndizet “qiriu”. Shpresa e qytetarëve e ka humbur fillin dhe anketa pas anketash pohojnë faktin e trishtë se shumkush, po t’i krijohej mundësia, do ia çante jashtë pakthim. Ndërrohen shoferë e fatorino por autobuzi i demokracisë mbeti që mbeti në stacion dhe BE duket po aq larg sa dhe në vitet 90.

Të gjithë tregojnë me gisht politikën e korruptuar që ende vijon të bëjë karshillëk jo vetëm se ia ka dalë të “legalizohet” me ligje që i miraton po vetë, jo vetëm se drejtësinë e vuri përfund por dhe se ia arrin që përmes një sistemi zgjedhor klientelist të “bekohet” dhe me votën tonë që riciklon pafund origjinalin dhe mizërinë e “kloneve” pas.

Ka shumë faktorë politik, insitucional, gjeopolitik etj që ende mbajnë shpresën peng në vënd. Reforma në drejtësi është ogur i mirë por nuk mjafton. Politika si autore dhe zbatuese e reformave është e para që vret shpresën në këtë vënd. Sot kemi një qeveri “shiu” që punon por dhe që akuzohet e përflitet plot (së fundi për ndryshimet në qeveri që fundja janë e drejtë e atij që drejton dhe ku përfshirja e shtetasve nga Kosova është një shtysë më tej për simpatira e integrime partiake nën perspektivën e unifikimit mbarëshqiptar dhe të tregut elektoral më pas) por ndërkohë, kemi edhe një opozitë “breshër” që duke dështuar të reformohet në kaq vite e duke mos u distancuar nga trashëgimia traumatike e lidershipit historik, nuk ngjall pikën e optimizmit për më tej duke e shndërruar shpresën luks në këtë vënd.

Sheshet si referendum qytetar

2019 ndërkohë po lakohet si vit ndryshe nga më parë dhe kjo e thënë nga SHBA bën të besohet se reforma në drejtësi ndoshta do të arrijë t’a bëjë dallimin në përballjen me arrogancën e korrupsionit politik dhe futjen e vëndit në binarët e normalitetit demokratik. Paniku evident në rradhët e politikës abuzive flet vetë.

Ndërkohë, ajo që nevojitet më tej dhe urojmë se 2019 do e dëshmojë, është që krahas reformave nga lart të imponuara nga SHBA, të konfirmohet edhe presioni qytetar nga poshtë për standarte demokratike në vënd. Deri tani, protesta qytetare ka qënë e vakët dhe ujë i pakët në këtë vënd. E rrallë, e lokalizuar, e motivuar nga interesa direkte të të prekurve (studentët, naftëtarët etj) ajo rrezikon gjithnjë dështimin sepse rrethi i ngushtë i problemeve nuk thyen dot murin e indiferencës qytetare. Për rrjedhojë, kësi lloj protestash që deri edhe përfliten nga plot, jo vetëm nuk promovojnë shpirtin e protestës mbarëqytetare por dhe më keq akoma, konsolidojnë ndjesinë se nuk ia vlen të protestosh në këtë vënd.

Ndaj dhe protesta e studentëve, me të mira e të këqia, sesa epilog i vitit që po lëmë pas, duhet të jetë prologu i vitit të ri duke prodhuar më shumë politikë dhe dinjitet qytetar. Që protesta të ketë duk ajo duhet të politizohet por jo me “majanë” e politikës të përfolur opozitare por nga dëshira rinore për të parë sa më shpejt vëndin në BE. Meraku nga instrumentalizimi politik dhe depolitizimi me pahir i saj nuk i shërben askujt, as studentëve në plan afatgjatë se jeta vazhdon edhe pas universitetit ndaj sikurse bashkëmoshatarët e tyre të viteve 90 u nisën për drita dhe ngrohje por hapën dritare për gjithë shoqërinë, edhe studentët duhet të kalojnë së pari “provimin” e qytetarisë duke ngritur zërin për të gjithë dhe për gjithshka që nuk shkon mirë në këtë vënd.

Protesta e studentëve i ka të gjitha shanset që të shndërrohet në një lëvizje mbarë qytetare ku të lartësohen banderola për reforma radikale dhe zhvillime të shpejta në çdo fushë – antikorrupsioni, pronësi me drejtësi, lufta kundër varfërisë, miratim pa vonesa në parlament i platformave integruese drejt BE, ligj zgjedhor mazhoritar, dinastitë në politikë etj sepse njësoj studentët e shoqëria janë të gjithë në një “varkë” duke vuajtur pasojat e padrejtësisë dhe korrupsionit alarmant 30 vjeçar. Jo si presion për dorëheqje por për reflektim dhe shans të dytë sepse fatin e karrikes e vulos vetëm vota në demokraci.

Problemet e studentëve apo kujtdo shtrese shoqërore, nuk zgjidhen me një “arnim” politik apo  vullnet e dashamirësi subjektive nga lart. Zgjidhja duhet të vijë nga sistemi sepse vetëm përmes reformave reale rritet besimi tek zyra e shtetit demokratik pavarësisht zyrtarit të rradhës në të.

“Gogoli” i votës së lirë

Që shpresa demokratike të ringjallet duhet që reformat të ecin paralelisht. Ajo në drejtësi duhet të shoqërohet me reformë reale në fushën e pronës për të rrënjosur sensin e drejtësisë në mëndjen e qytetarit, reformë në sistemin zgjedhor sepse korrupsioni luftohet me drejtësi të pavarur por dhe parandalohet disi me votë të lirë etj.

Vetëm kur të hiqet dorë nga sistemi zgjedhor “spanjoll” që promovoi “byrora politike” e ortakëri në klientelizëm pafund dhe të rikthehet sistemi mazhoritar që promovon meritën dhe shpagimin nëse votuesi shpërfillet prej deputetit më pas, vetëm kur të respektohen dhe të kompensohen si duhet në natyrë apo financiarisht ish-pronarët duke vënë drejtësi sociale në këtë vënd, vetëm kur të shohim ec e jakje të politikanëve të përfolur për abuzim në gjykata, vetëm kur kartonat në parlament të mendohen dy herë para se të kalojnë ligje që “legalizojnë” abuzimin politik etj, vetëm atëhere mund të themi se po rilind shpresa se ia vlen të jetohet në këtë vënd.

Reformën në drejtësi për ironi nuk e inicioi protesta e qytetarit i prekur thellë prej mungesës së saj por aleati ynë historik SHBA. Është në dinjitetin tonë, respektin ndaj vetvetes dhe ndaj votës së lirë që t’i dëshmojmë botës se qytetaria në këtë vënd e refuzon “përfaqësimin” që ofron sistemi aktual zgjedhor duke e shndërruar në moto të ditës reformimin real të sistemit zgjedhor.

Lëvizja e re studentore ka shansin të afirmojë lidership të ri në politikë si prej masës së studentëve ashtu dhe qytetarëve dinjitoz në mbështetje të saj. Spektri politik në vënd, partitë tradicionale apo të reja, djathtas apo majtas etj, ka nevojë për prurje reale të reja dhe jo kozmetika plastike të së vjetrës që retushohet pafund. Kur një ministër që i thanë puna e mbarë, lë karriken sepse e zë plani 5 vjeçar(!), një kastë e tërë e politikës në pushtet apo opozitë duhet të hapi krahun një orë e më parë sepse kanë uzurpuar karriket e ekranet plot 30 vjet. Dhe nëse nuk e bëjnë vet, nëse nuk e bën drejtësia, atëhere i mbetet ta bëjë qytetari shqiptar me votën e tij. Rehatin e abuzimit politik nuk do e prishë vetëm ligji por dhe “gogoli” i votës së lirë.

demokraci Opozite
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

PD: SPAK është një seksion i Partisë Socialiste, po përdoret për gjah ndaj opozitës

19:43 / December 16, 2022

110 vjet Pavarësi, Sejamini i vë “kryqin” tranzicionit: Nuk kemi qenë asnjëherë demokraci

22:36 / November 28, 2022

Korreshi për protestën e opozitës: Është e vonuar, njerëzit nuk duhet të dalin vetëm kur thirren nga partitë

18:08 / November 11, 2022

Meta i bindur për fitoren e zgjedhjeve: Më 14 maj festojmë rikthimin e demokracisë

17:53 / November 2, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.