Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

A do të largohet Broja? ‘The Guardian’ sjell një version të ri

14:22 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Armando Broja 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A do të largohet Armando Broja nga Chelsea këtë vere? Kjo është një pyetje që tundon shumë aktorë, të parin vetë “bomberin” kuqezi i cili sheh që në Londër hapësirat për të sa vijnë e zvogëlohen, në një kohë kur blutë vijojnë të kërkojnë zgjidhje të tjera në merkato.

Sigurisht të interesuarit kryesorë janë drejtuesit e Chelsea-t, Broja është një investim i klubit, një lojtar i ri me shumë potencial tek i cili besojnë pasi është nën kontratë deri në 2028. Për të ardhmen e Brojës është pa diskutim i interesuar edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, Broja në sytë e tij është pika më e rëndësishme e projektit kuqezi.

Në Angli, mediat vijojnë t’i kushtojnë rëndësi të ardhmes së Brojës, në një kohë kur për të interesohen disa klube të rëndësishme, një prej tyre është dhe West Ham. Në fakt, “çekanët” janë interesuar për Brojën edhe sezonin e fundit, pas një paraqitje të shkëlqyer që Broja dhuroi në radhët e Southampton.

Sipas The Guardian: West Ham pritet të trokas sërish në derën e Chelsea pasi këtë verë nga ekipi i tyre u largua Scamacca, sulmuesi “azzurr” u prezantua tek Atalanta. Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Scamacca-s. Pikërisht atëherë kur Broja po tundohet nga ideja për tu larguar nga Londra, një dëmtim i Nkunku mund të bëjë që sulmuesi kuqezi dhe stafi i Chelsea-t të ndryshojnë mendim. Sulmuesi francez pësoi një dëmtim, do të nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 2 muaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.