Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte e ftuar Elsa Aliaj. Elsa është me origjinë nga qyteti i Laçit, por ka lindur e është rritur në Itali.
Ajo u bë e njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Miss Universe”. Megjithëse e bukur dhe e dedikuar plotësisht pas modelingut, Elsa ka disa parime që për të janë më të shtrenjta sesa paratë.
Ajo thotë se kurrë nuk do të pozojë nudo, ndërsa shtoi se dëshiron që njerëzit ta duan për vajzën që është, e ta respektojnë për këtë gjë.
Bieta: Do të pozoja nudo, edhe tani po të ishte nevoja për të siguruar para për familjen time.
Elsa Aliaj: Nëse do të bëj karrierë do ta bëj për atë që jam, për shpirt e zemër. Nuk do të pozoj asnjëherë nudo, asnjëherë.