Ish-presidenti Alfred Moisiu ishte i ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për situatën politike në vend.
I pyetur nga gazetari nëse edhe ai ka ndërmend të rikthehet si Berisha, Moisiu tha se në moshën që ka nuk mund të rikthehet dhe se Shqipëria ka njerëz mjaftueshëm për të drejtuar, por ata duhen gjetur.
Ylli Rakipi: Kjo botë siç ka vajtur me këtë konfuzion, kanë ikur edhe të rinjtë… Edi Rama është në këtë sikletin që po zgjedh presidentin e ri. Po sikur të të thotë Edi Rama, të bëhesh president.
Moisiu: Unë nuk kam moshë tani.
Rakipi: E zëmë se ta tha. Të dërgon Spiropalin dhe Ballën. Pse këta të tjerët moshë të re janë?
Moisiu: Unë marr përsipër gjërat që mund t’i kryej. Sa për dijeni kur u zgjodha unë atëherë, të nesërmen isha në krye të Shoqatës së Atlantikut. Më pyet një gazetar: zoti Moisiu, u zgjodhët President, por a e bëni dot këtë punë? I thashë: i kam hipur dhe zbritur kalit disa herë. E njoh shtetin, kam qenë ministër, zv ministër. Kam edukatë të tillë, se si duhet konceptuar shteti. Shteti nuk është për t’u mjelë. Politika është mision. Një njeri që hyn në politikë, i lë vetes detyrë misionari. Këtu hyjnë në politikë për t’u pasuruar.
Rakipi: Pra, ju nuk pranoni?
Moisiu: Ky vend ka njerëz, por duhen gjetur.
Rakipi: Edhe Joe Biden është 80 vjeç. Problemi është te përgjegjësitë që marrim. Në këtë plan them… ky vend kaq konfuz, por të të thërriste, a do t’i përgjigjeni?
Moisiu: Nejse është një tjetër çështje. Por unë jam i mendimit që Shqipëria ka njerëz. Por, kjo klasë politike ëëhtë e dështuar.
