Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetari Bledi Fevziu nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit dha një përgjigje të prerë. Berisha tha se Kuvendi i 18 Dhjetorit nuk ekziston pasi Kryesia që e ka marrë vendimin nuk është legjitime.
A do shkoni në Kuvendin e 18 Dhjetorit nëse keni maxhorancë brenda PD-së?
-Po nuk është Kuvend ai, Kryesia e PD nuk është legjitime, pasi nuk janë votuar siç thotë statuti. A keni parë ju që të tregojë Lulzim Basha një delegat për Kuvendin. Po u jepen formularë njerëzve por nuk po firmosin për Lulzim Bashën.
