Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër pyetje në pyetësorin “Këshillimi Kombëtar”. Qytetarëve do u shtrohet pyetja nëse duhet të ashpërsohet dënimi për personat që përsërisin krimet. Ata kanë 3 alternativa për t’u përgjigjur.
“Një proces i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudo qoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, që mund ta përdorë këtë urë të re komunikimi mes qeverisë dhe popullit shqiptar dhe të japë opinionet e veta për çështje me rëndësi për shtëpinë tonë, Shqipërinë, përmes pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, duke klikuar si vijon”, shkruan Rama.
