Dy netë më parë në Los Angeles u mbajt “MTV Video Music Awards 2020”, që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave si zakonisht.
E padyshim në këtë ceremoni, vëmendje të madhe marrin edhe veshjet e yjeve.
Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq me look të veçantë me pantallona dhe një bluzë të tejdukshme në tapetin e kuq.
Veshja e saj është stiluar nga Carlos Nazario dhe pakkush mund ta dijë por kjo veshje është realizuar nga dizajnerja e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.
Nensi ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të super modeles, teksa ka shkruar:
Bella Hadid dhe Carlos Nazario bënë ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse dhe shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest.

