Situata aktuale politike është e nderë dhe gjithçka mund të supozohet teksa zgjedhjet vendore janë afër dhe duhet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për kryebashkiakë.
Një ditë më parë Lefter Koka doli kundër grupit parlamentar të LSI-së për djegien e mandateve, duke krijuar një çarje të madhe mes tij dhe partisë ku aderon. E nëse Koka vendos të mos rekuperojë këtë marrëdhënie me partinë e tij, e nëse marrim në konsideratë raportet e LSI me Ramën, referuar kryetares së kësaj partie atëherë lind pyetja në është ai kandidat i mundshëm i maxhorancës për të drejtuar bashkinë e qytetit bregdetar?
Në këtë mënyrë, nëse Rama vendos për Lefter Kokën në krye të Durrësit, jep dy mesazhe: E para se opozita nuk është e unifikuar në vendimin e saj për të djegur mandatet, dhe krijon çarjen e opozitës. Nga ana tjetër, edhe pse Vangjush Dako ka deklaruar se nuk do të kandidojë, zbeh “zhurmën” e krijuar nga përgjimet e Dakos, duke mos e rikandiduar.
Gjithçka mbetet për t’u parë, për sa kohë politika bën surpriza!
