Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A është Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Eksperti i sigurisë: Regjimi i Teheranit sponsorizon organizatat terroriste

23:59 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtuni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ka folur në një lidhje direkt nga Washingtoni për kërcënimet e pak ditëve më parë ndaj samitit të opozitës iraniane në Shqipëri, ose siç njihen ndryshe të muxhahedinëve, të cilët jetojnë në Manzë.

Pyetjes nëse është Shqipëria në shënjestër të Iranit, Shtuni iu përgjigj se ka prova. Sipas tij, regjimi i Teheranit përbën një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë dhe ka rrezik pasi është një regjim që sponsorizon organizatat terroriste.

“Ka prova këtu, nuk është thjesht çështje opinioni. MEK, nuk është një opozitë pasive, por ka një histori aktive të përplasjes me një sistem të Teheranit, i cili njihet që është mjaft kundër disa interesave të SHBA-ve, të aletaëve të NATO-s, ka shënjestruar Izralein disa vende.  Irani nuk është një shtet me kapacitete minimale dhe ndërkohë që në Shqipëri i është dhënë strehë kësaj opozite aktive ka rrezik. Nuk ka pezullim të aktiviteteve fizike. Fakti që u pezullua ky aktivitet fizik tregon se ka pasur një rrezik aktiv në erren. nuk ka qenë vetëm çështja e rrezikut kibernetik. ka pasur një rrezik të mëparshëm në Paris, ku mbaheshin samitet e MEK-ut, para se të transferoheshin në Manzë. Ka pasur implikim të një personi me imunitet diplomatik, iranian i cili shërbente në Vjenë. Është arrestuar në Belgjikë dhe është dënuar me 20 vite burg për shkak se do sulmonte. Regjimi i Teheranit përbën një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë. Sigurisht që ka rrezik është një regjim që sponsorizon organizatat terroriste.

Këta individë që dërgohen si agjentë, janë të ndërthurur dhe punojnë kryesisht për hesap të kësaj garde. I kanë fondet, i kanë qëllimet dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshëm”, deklaroi Shtuni për “News 24”.

eksperti i sigurise irani regjimi i Teheranit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.