Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A humb nuhatja kur infektohesh me COVID? Ja çfarë zbulojnë ekspertët

13:41 / August 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nuhatje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e aftësisë për të nuhatur që mund të shoqërojë koronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga dikush që është ftohur, thonë studiuesit evropianë që kanë analizuar përvojat e pacientëve të infektuar.

Sic raporton “BBC”, kur pacientët Covid-19 humbasin aftësinë për të nuhatur, zakonisht nuk e kanë hundën të bllokuar. Shumica e njerëzve me koronavirus ende mund të marrin frymë lirshëm.

Një tjetër gjë që i veçon është humbja “e vërtetë” e shijes.

Pacientët me koronavirus që nuk mund të shijojnë asgjë, me të vërtetë nuk mund të dallojnë nëse një ushqim është i ëmbël apo i hidhur.

Ekspertët dyshojnë se kjo ndodh për shkak se virusi pandemik ndikon në qelizat nervore të përfshira drejtpërdrejt tek nuhatja dhe ndjesia e shijes.

Simptomat kryesore të koronavirusit janë:
– temperaturë të lartë
– kollë e re, e vazhdueshme
– humbje e nuhatjes ose e aftësisë për të shijuar

Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të bëjë testin për të parë nëse ka virusin. Pjesëtarët e familjes së tyre duhet të izolohen gjithashtu për të parandaluar përhapjen e mundshme.

Prof. Carl Philpott, nga Universiteti i Anglisë Lindore, kreu teste për aftësinë e nuhatjes dhe për atë të shijes tek 30 vullnetarë: 10 me Covid-19, 10 me ftohje të rende dhe 10 njerëz të shëndetshëm pa simptoma të ftohjes dhe gripit.

Humbja e nuhatjes ishte shumë më e madhe tek pacientët Covid-19. Ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat dhe nuk ishin në gjendje të dallonin shijet e hidhura ose të ëmbla fare.

Prof. Philpott tha: “Kjo është shumë emocionuese, sepse do të thotë që testet e aromës dhe shijes mund të përdoren për të bërë dallimin midis pacientëve Covid-19 dhe personave të ftohur ose me grip”.

Ai tha që njerëzit mund të testojnë nuhatjen dhe shijen në shtëpi duke përdorur produkte si kafe, hudhra, portokall ose limona dhe sheqer.
Aftësitë për të nuhatur dhe shijuar kthehen brenda disa javësh në shumicën e njerëzve që shërohen nga koronavirusi, shtoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.