Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A ishte Rama në rolin e ndërmjetësuesit mes Greqisë dhe Turqisë? Analisti i njohur zbërthen dy takimet e kryeministrit me Erdogan dhe Mitsotakis

21:01 / September 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi si dhe deklaratat e këtij të fundit për çështjen e detit, ndërsa e cilësoi atë ndërmjetësues mes shtetit helen dhe Turqisë.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Nazarko pohoi se kryeministri Rama i referohet një pale të tretë për zgjidhjen e kësaj çështje, që sipas analistit ka shumë gjasa të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo zgjidhje për çështjen e detit Greqi-Shqipëri do të shërbejë edhe për problemin me Turqinë.

“ E para qëndrimi i Ramës në Athinë ishte në kuadër të një takimi periodik të ‘Ekonomistit’ që bëhet në shtator. Ai ishte menjëherë pas disa ditëve të pushimit diplomatik të tij në vilën e presidentit turk, në Marmaris. Kush është laik në këtë çështje e kupton se zoti Rama nuk ka zgjedhur rastësisht që të ketë këtë radhë të ngjarjeve të aktivitetit të tij. Tema e marrëdhënieve shqiptaro-greke është diskutuar në Turqi, ashtu si tema e marrëdhënieve shqiptaro-turke është diskutuar në Greqi. Dua të supozoj-edhe si dëshirë, por dhe mbështetur në disa shenja- se zoti Rama mund të ketë luajtur një rol ndërmjetësuesi, a lehtësuesi, apo korrieri mes grekëve dhe turqve. Është një rol që Rama besohet se e ka luajtur sipas burimeve të mirinformuara edhe në raste të tjera. Ai ka luajtur rolin e lehtësuesit për një pastor amerikan që u dënua nga një gjykatë turke me 6 vite burg dhe që më pas u lirua me një falje të presidentit, veprim i diskutuar midis Presidentëve Erdogan dhe Trump. Rama të paktën ka bërë ambasadorin e qëllimeve të mira mes SHBA dhe Turqisë në kohën kur marrëdhëniet mes presidentëve ishin të akullta. Fuqitë e mëdha në konflikt a përplasje, jo rrallë zgjedhin që të komunikojnë përmes një përfaqësuesi të besuar mes tyre. Ndaj dua të supozoj se dhe në këtë rast Rama ka diskutuar, ka marrë inpute, prej Erdogan e Mitsotakis, për këtë darkë, që ai përtej stilit të tij të figurshëm jo politik, e quajti “darkë të bukur”, ndërsa takimin me Erdogan e quajti; “takim me një mik të çmuar”. Janë këto shenjat ku mbështetet pandehma ime: a) E kaluara e Ramës si një lloj ambasadori i qëllimeve të mira; b) Radha e takimeve të tij; c) Ulja e intensitetit retorik në polemikat Turqi-Greqi; d) Impakti që zgjidhjet e dy kontesteve kanë tek njera tjetra dhe që po shkojnë eventualisht tek një modalitet i njëjtë zgjidhjeje. Po shkohet tek e njëjta zgjidhje, me një palë të tretë.

Në lidhje me palën e tretë në fakt-Rama ka qenë ambig, nuk ka qenë i prerë. Është përdorur termi Gjykatë Ndërkombëtare (Haga ose diku tjetër), madje për një palë të tretë. Rama zgjodhi të fliste me shqiptarët e Greqisë në Athinë, degët e PS-atje.. Po shoh një ulje të intensitetit të polemikave publike mes Greqisë dhe Turqisë. Është pandehmë kjo e imja, nuk kam informacione të brendshme.” , tha analisti.

Erdogan ndermjetesuesit Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.