Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A ndikon Covid-19 te fertiliteti mashkullor? Studiuesit publikojnë dëshmitë e reja

11:50 / January 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sperme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet më të rënda me Covid-19 mund të shkaktojnë pasoja te cilësia e spermës, duke ndikuar kështu te fertiliteti mashkullor. Kështu sugjeron një studim i ri i botuar të enjten në revistën “Reproduction”- “Riprodhimi”.

“Ky raport siguron dëshmitë e para të drejtpërdrejta që infeksioni me Covid-19 prek cilësinë e spermës dhe potencialin riprodhues të meshkujve”, thuhet në studim. Megjithatë, ekspertë të ndryshëm, jo të përfshirë në studim, shfaqën menjëherë mosbesim rreth përfundimeve të nxjerra.

“Unë bëj thirrje për kujdes në interpretimin e këtyre të dhënave. Për shembull, autorët thonë që nga të dhënat vërtetohet se infektimi me Covid-19 shkakton dëmtim me pasoja të funksioneve riprodhuese mashkullore, por në fakt, tregon vetëm një lidhje të tërthortë”, thotë për CNN, Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Shefilldit.

“Edhe kur sëmuresh me grip të thjeshtë, niveli i spermatozoideve mund të bjerë deri në 0 për pak javë ose muaj. Kjo e bën të vështirë të zbulosh se rezultatet e këtij studimi kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Covid-19, apo thjesht me faktin që personat e testuar kanë qenë sëmurë”, thotë për CNN dr. Channa Jayasena, konsulente në endokrinologji dhe andrologji në “Imperial College” të Londrës.

“Është e rëndësishme të vihet në dukje se nuk ka asnjë dëshmi të pranisë së Covid-19 te spermatozoidet, dhe nuk ka asnjë dëshmi që virusi mund të transmetohet përmes tyre”, thotë Alison Murdoch, drejtuese e Qendrës së Fertilitetit në Njukasëll, Angli.

Studimi në fjalë është realizuar nga Universiteti “Justus Liebig”, në Gisen (Giessen), Gjermani. Në të, janë përfshirë 84 meshkuj të infektuar me Covid-19 dhe 105 të tjerë jo të infektuar. Atyre u janë marrë kampionë sperme çdo 10 ditë për 60 ditë.

Studimi zbuloi se meshkujt me Covid-19 kishin pësuar rënie të madhe të nivelit të inflamatorëve dhe oksidativëve në qelizat e spermatozoideve. Lëvizshmëria, përqendrimi dhe forma e tyre gjithashtu kishte pësuar modifikime nga virusi. Përkeqësimi ishte edhe më i madh në rastet ku sëmundja ishte kaluar më rëndë.

“Të gjitha këto pasoja kanë ndikuar në uljen e cilësisë së spermës, kanë ulur potencialin fertilizues. Edhe pse këto efekte kanë tendencën që të përmirësohen me kalimin e kohës, mbeten të larta te pacientët që kanë kaluar Covid-19”, tha kryesuesi i studimit, Behzad Hajizadeh Maleki, një student doktorature në Universitetin “Justus Liebig”.(A2)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.