Para gjykatës së Tiranës janë paraqitur sot Abaz Doku, 65-vjeçari që ka abuzuar me të miturën në Babrru dhe djemtë e tjerë bashkëpunëtorë të tij.
65-vjeçari dhe një prej djemve janë shfaqur kokëulur para gjykatës. Abas Doku abuzonte me të miturën që kur ishte roje shkolle aty ku studionte dhe vajza, më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh. Ndaj te gjithe te arrestuarve eshte dhene masa e arrestit me burg.
Prej kohësh e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa disa ditë më parë vendosi të bëjë kallëzim teksa Policia reagoi duke shoqëruar Abas Dokun por duke zbuluar edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.
