Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Administratori i inceneratorit të Fierit: Kontrata koncesionare e përfundimit të ndërtimit ishte 24 Tetor 2022

22:10 / November 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
faraudin arapi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi thotë se ky objekt e kishte afatin e përfundimit në 24 Tetor 2022 dhe jo në vitin 2019. Në një lidhje për emisionin ‘Opinion’ Arapi thotë se mbështetja financiare nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Fierit është 32.8 milionë Euro.

Faraudin Arapi: Inceneratori i Fierit ka një kontratë koncesionare me vlerën rreth 32.8 milionë Euro. Punimet e ndërtimit dhe të përfundimit të saj kanë patur si afat përfundimtar kohor 24 Tetorin 2022.

Blendi Fevziu: Afatin e shtyrë se afatin primar e kanë patur në 2019.

Faraudin Arapi: Jo, jo. Këto janë të pasakta. Unë jam administratori i ngarkuar nga Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Blendi Fevziu: Kur duhet të mbaronte me kontratën koncesionare dhe jo me ju?

Faraudin Arapi: Kontrata koncesionare është 24 Tetor 2022. Këto janë të gjitha trillime, shpifje. Investimi në objekt është investim i taksapaguesve shqiptarë, pra ka mbështetje financiare nga buxheti i shtetit në vlerën 32.8 milionë. Unë kam ardhur në këtë detyrë duke filluar nga Dhjetori 2021 dhe e vazhdoj. Unë mbështes hetimin e pavarur të Prokurorisë dhe nuk kam ardhur për askënd nga ata. Kam vënë në shërbim të organit të akuzës gjithë dokumentacionin. Impianti, godina është aty, ajo është një vepër arkitekturore, është në fazën përfundimtare. Unë nuk përfaqësoj Klodian Zoton, nuk përfaqësoj punën e bërë nga paraardhësit, unë jam shteti, përfaqësoj shtetin. Si kanë punuar ato kompani, janë objekt i hetimit të SPAK. Mbështetja financiare e buxhetit është realizuar deri më tani 29.8 milionë, plus 5 milionë të investuara për ndryshimin e tipologjisë së terrenit, deri më tani objekti është 37 milionë vlerë investimi, jo nga fondet buxhetore. Ka ndryshuar vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në Fier, nga Patosi në Mbrostar. Deri sa doli leja e ndërtimit, më pas filluan punimet ndërtimore. Kontrata  e koncesionit e ka 6 vjet, nga të cilat 20 muaj i ka ndërtim, 4 vite operim dhe 6 muaj transferim Bashkisë së Qarkut Fier.

SPAK nxorri 11 urdhër-arresti për inceneratorine Fierit, nga të cilët janë arrestuar 5 persona dhe të tjerët janë në kërkim. 

administratori Fier inceneratori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debate gjatë mbledhjes së KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat

18:55 / September 3, 2026

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.