Këtë të mërkurë, SPAK-u ka ndërmarrë një aksion të fortë në lidhje me aferën e inceneratorëve në Fier që janë denoncuar me fakte nga opozita. Raportohet për disa të arrestuar. SPAK-u ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa është konfirmuar që 5 prej tyre tashme në kërkim ndodhen jashte territorit shqiptar.
Mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është dhe Mirel Mërtiri. Operacioni është zhvilluar nga BKH dhe Operacionalja. Operacioni në vijim e sipër për kontroll banesash. Mërtiri është bashkëshorti i Stela Gugalljas, përfaqësuese e kompanisë përfituese gjithashtu e shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.
Në burg për çështjen e inceneratorëve janë ish-ministri i PS-së, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Në një aksion të marsit të 2021 për inceneratorin e Fierit, SPAK konstatoi se janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë.
Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, Alqi Bllako ish-deputet dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë “arrest me burg”, ndërkohë që shtatë të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK-u
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza
Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervishaj
