Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Afganëve do u ofrohet azil politik në Shqipëri, bazuar në konventën e Gjenevës. Avioni i parë mund të niset sot në mbrëmje

20:32 / August 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Afganet 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit të pritjes, gazetari i  Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se të gjithë afganëve që do të vijnë në Shqipëri do t’u ofrohet mundësia e aplikimit si mundësi e parë azil politik.

Kjo për të përmbushur ligjet në fuqi të shtetit shqiptarë që kërkon detyrimisht aplikimin për leje qëndrimi në vendin tonë bazuar në nenin 33 të konventës së Gjenevës për refugjatët. Do të jetë Ministria e Brendshme përmes Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit të përfshira në këtë proces.

Top Channel mëson se ka edhe një arsye tjetër përse afganëve do t’u ofrohet azil politik në vendin tonë. Kjo lidhet me faktin se mund të ketë nga atë të cilët nuk përmbushin kriteret për marrjen e vizës së posaçme SIV, pas procesimit të aplikimit nga nëpunësit e ambasadës amerikane.

Afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë do t’u duhet të provojnë para autoriteteve amerikane vizë-lëshuese bashkëpunimin me ushtrinë amerikane apo NATO-n në Afganistan. Mbetet ende e paqartë se kur avioni ushtarak amerikan do të sjellë në Rinas kontigjentin e parë të afganëve që Shqipëria do të mik-presë.

Autoritetet shqiptare besojnë se gjatë mbrëmjes e të premtes mund të niset një avion drejt Tiranës por asgjë nuk është e sigurt. Sakaq gjatë kësaj të premteje nga aeroporti Kabulit ka vijuar evakuimi. Të tërhequrit nga Afganistani janë shtetas amerikanë, afganë që kanë pasur viza amerikane dhe ata që vlerësohen bashkëpunëtorë të një niveli të lartë e me rëndësi për SHBA-në./ Top Channel

Gjenevës Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.