Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i druhet një bashkëpunimi ruso-turk kundër SHBA. Ndaj ai po tregohet vigjilent mbi dinamikën në Lindjen e Mesme, ku po vëzhgon me kujdes lëvizjet e presidentit turk Erdogan të stimuluara nga Vladimir Putin. Biden ka mobilizuar forcat amerikane në Mesdhe për të mbajtur në kontroll pikat strategjike, ku është e përqendruar më së shumti edhe ekonomia. Biden po vë në zbatim planin për të mbrojtur vendbanimet ku ka gaz natyror nga çdo ndërhyrje të Erdogan.
Shtetet e Bashkuara kanë filluar të thurin planin me synimin për t’iu kundërvënë armiqve historikë: Kinës dhe Rusisë. Pushtimi rus në shkurt vetëm sa ka përshpejtuar një tendencë të planifikuar tashmë në detaje, me përfshirjen e Greqisë dhe Qipros si në dosjen e energjisë ashtu edhe në marrëdhëniet e reja me aleatët dhe vendet armiqësore. Kështu, SHBA-të po monitorojnë nga afër rrugët e gazit.
Çfarë nënkupton trekëndëshi Uashington-Moskë-Ankara?
Siç dihet, pas blerjes nga Ankaraja të sistemit S-400 të prodhimit rus , boshti turko-amerikan krijoi ‘plasaritje’, gjë e cila bëri që amerikanët të përgatiten menjëherë për një plan B. Pikërisht investimin masiv në Greqi.
Shteti grek ka vënë në dispozicion të amerikanëve 4 baza tokësore. Ajo në Kretë, e cila strehon nëndetëset, së shpejti do të zgjerohet. Por dyfishimi i bazës së Kretës, i nxitur nga SHBA , mund të pasohet nga ai i bazës Akrotiri në Qipro. Gjithashtu zona ekonomike e Qipros, ku ka vendburime gazi, ka qenë fokusi i amerikanëve dhe për këtë arsye duhet mbrojtur nga çdo ndërhyrje turke. Qipro gjithashtu i frikësohet skenarit që mund të kthehet në një fushë beteje të madhe midis super lojtarëve. Për këtë arsye , së fundmi në Qipro u hap laboratori i Cyclops, për sigurinë e porteve, trafikut dhe tregtisë. Enigma në Egje pasurohet nga një tjetër skenar: Janë dy ishuj grekë që janë kandidatë për të qenë një pikë e re vëzhgimi për SHBA-në.
Trekëndëshi Uashington-Moskë-Ankara
Siç dihet, pas blerjes nga Ankaraja të sistemit S-400 të prodhimit rus, boshti turko-amerikan krijoi krisje. Pentagoni u detyrua të përgatiste një plan B në rast se një aleat rrëshqet drejt lindjes. Një pikë e këtij plani është fokusi ndaj prioriteteve të reja amerikane në Egje , i konfirmuar edhe nga memorandumi i fundit greko-amerikan i iniciuar nga ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe i “miratuar” nga Anthony Blinken. Po sa janë mundësitë që të rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë? Tre ditë më parë, anija stërvitore lundruese turke Abdul Hamit Khan lundroi në pikën më të largët të shelfit kontinental turk dhe disa milje nga ZEE qipriote: ajo është e aftë të shpojë në një thellësi prej 12200 metrash, me një ekuipazh prej 200 personash . Ndërkohë në Greqi amerikanët kanë filluar zyrtarisht punimet e terminalit LNG (gaz natyror i lëngshëm). Kjo është një infrastrukturë e re e sigurisë energjetike të Evropës Juglindore dhe Ballkanit. Për këtë arsye porti është bërë një qendër strategjike e NATO-s për transportin, logjistikën ushtarake dhe energjinë. SHBA ka qenë prezente atje që nga viti 2017, pasi Kina privatizoi portin e Pireut me Cosco dhe një konsorcium ruso-gjerman në Selanik. Enigma në Egje pasurohet nga një tjetër skenar: Skyros dhe Lemnos janë dy ishuj grekë kandidatë për të qenë një pikë e re vëzhgimi për SHBA-në. Lemnos, në veçanti, është afër Turqisë, prandaj Ankaraja mund të lëvizë dronët e saj në bregdet. Ambasadori i ri amerikan në Athinë, GeorgeTsounis ka biseduar së fundmi për këtë me gjeneralin Christopher Cavoli, komandant suprem ushtarak i forcave aleate në Evropë, në prani të ministrit të Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos.
