Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Afrohet spektakli qiellor, “shiu meteorik”

21:06 / August 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shiu meteroik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nata e së mërkurës dhe agimi i ditës së enjte do të jetë kulminacioni i meteorëve Perseid për këtë vit sipas Nasa-s. Gjatë kësaj periudhe nëse jemi me fat dhe zgjedhim një vend të përshtatshëm mund të shohim nga 100 deri në 150 meteorë të ndritshëm për një orë që përshkojnë qiellin e errët të favorshëm pa rrezet e hënës.

Ky vit është i veçantë pasi nuk do të kemi pengesën e dritës së hënën e cila pothuajse çdo vit është pengesë e madhe për të shikuar sa më shumë meteoritë dhe për këtë arsye astronomët theksojnë se ky mund të jetë spektakli më i mirë për dekada të tëra.

Meteorët nuk mund të shihen mirë kur kemi drita urbane ose çfarëdo dritash tjera, ndërsa vranësirat dhe hëna mund të jenë pengesa kryesore, sidoqoftë natën mes së mërkurës dhe të enjten në territoret tona na pret mot kryesisht i kthjellët dhe pa rrezet e hënës ngase ajo pritet të perëndojë në një kohë mjaft të përshtatshme.

Për të parë sa më shumë meteor zgjidhni ndonjë vend rural dhe sa më larg dritave, relaksohuni dhe përjetoni magjinë. Kjo vlenë normalisht për entuziastët e ngjarjeve të tilla astronomike.

Çdo vit nga 17 Korriku deri në 24 Gusht planeti ynë përshkon orbitën e Kometes Swift Tuttle. Mbetjet e kometes përplasen me atmosferën e tokës me shpejtësi deri në 210 000 km. në orë duke na dhuruar pamje spektakolare të “fishekzjarreve” në qiellin e hapur të natës së nxehtë të muajit Gusht.

Meteorët e mrekullueshëm mund të shihen gati çdo natë deri pas 20 Gushtit, por kulminacioni e tyre është mbrëmjen e vonshme të së mërkurës dhe agimin e së enjtes. Meteorë spektakolare mund të shohim edhe sonte dhe po ashtu edhe të premten, pastaj dendësia e tyre vjen duke u zbehur./Meteoballkan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026

Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

12:49 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.