Kudo po punohet në territorin e bashkisë Mat, banesa sociale, ujësjellësa, sistemimin e lagjeve të qytetit, kopshte e çerdhe, mjedise sportive, sheshe, lulishte, trotuare. Kudo janë ngritur kantiere ndërtimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Ditët e fundit nisi një tjetër investim. Godina e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore dhe që shërbente si Qendër Kultutore e Fëmijëve po rehabilitohet falë bashkëpunimit të Bashkisë Mat me Vizion OJF dhe me partner Projekt Albania.
Në një postim të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj thuhet se: fëmijët meritojnë vëmendjen dhe përkushtimin absolut dhe do të bëjmë gjithçka për të ju siguruar atyre kushte të mira.
Postimi i Agron Malaj:
Nëse ka diçka që nuk do na lodhë ansjëherë ne të #BashkiaMat do të jenë angazhimet dhe punët që bëjmë për fëmijët.
Ne jemi të bindur se ata meritojnë vëmendjen dhe përkushtimin absolut dhe do të bëjmë gjithçka për të ju siguruar atyre kushte të mira në çdo drejtim.
Në bashkëpunimin me Vizion OJF dhe me partner #ProjektAlbanian kemi nisur punën për rivitalizimin e Qëndërs Kulturore të Fëmijëve #Mat.