Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ahmetaj miliona euro transferta nga Shqipëria në llogarinë e bashkëjetueses së tij në Zvicër

13:02 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dalin në dritë detaje të reja që fundosin pozitën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetari Poli Hoxha ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë zbulim të ri për hetimet e SPAK. Mësohet se gjatë hetimit të SPAK për pasuritë e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij, janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha.

Në llogarinë CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te Credins Bank dhe BKT. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro. Mësohet se gjatë hetimit të SPAK në bashkëpunim me agjenci të huaja homologe, transferta nga Credins është kthyer mbrapsht, por më pas ajo ka kaluar nga një bankë tjetër.

“Për herë të parë, me anë të agjentëve të FBI që ndodhen në Shqipëri, po ndiqet paraja. Duket se po shikojmë çudira të mëdha me këtë mënyrë. Lajmi është që sapo po botojmë numrat e llogarisë, pasi janë zbuluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, tre transferta të mëdha nga 600 në 750 mijë euro, nga dy banka në Shqipëri, të cilat shkojnë drejt një llogarie të bashkëjetueses së Ahmetaj në Lugano të Zvicrës. Kodi i llogarisë ka një A69, që A është Arben dhe 69 viti i tij lindjes. Llogaria është zbuluar në emër të bashkëjetueses. Transfertat janë kryer nga dy banka në Tiranë, 3 transferta drejt numrit të llogarisë në Sëiss Bank të bashkëjetueses. Një transfertë është kthyer mbrapsht, por ka mundur të kalojë nga një bank tjetër. Përveç sekuestrimit të vilave, hetimi ka shkuar thellë, duke parë transfertat e parave. Kjo mënyrë hetimi është shtrirë për të gjithë dhe nga të gjitha krahët që kanë kryer një korrupsuion makabër në Shqipëri”,-tha Hoxha.

Në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zvkryeminsitrit Arben Ahmetaj, GJKKO ka firmosur disa urdhër-kontrolle në banesat e ish-ministrit Arben Ahmetaj, por jo vetëm, edhe në shtëpitë e familjarëve të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Krahas 3 banesave të kontrolluara më herët, vila në Hamallaj, vila në Palasë dhe apartamentit që ndodhet tek zona e Shallvareve në Tiranë, sot oficerët e BKH-së por kryejnë kontrolle edhe në banesa të tjera të ish-ministrit, të cilat nuk janë kontrolluar gjatë vendimit të mëparshëm, pasi Arben Ahmetaj ishte me imunitet.

Arben Ahmetaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.