Pas një mungesë të gjatë disa vjeçare si azilante politike në Suedi rikthehet të flasë për herë të parë në Shqipëri Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj. Në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin Repolitix, Aishe Haklaj flet sesi e ka njohur Sali Berishën.

Kur lindi konflikti i parë mes familjes Haklaj dhe Sali Berishës? Kë bën përgjegjës Aishe Haklaj për vrasjen e 4 vëllezërve dhe çfarë kërkon ajo nga organet e reja të Drejtësisë?

“Berisha është një organizatë kriminale, ose instaloi në Shqipëri një shtete kriminal. Pavarësisht ishte apo jo në pushte ai kishte organizatën e tij kriminale.

Ai është organizatori, ideatori dhe financuesi i vrasjes së familjareve tanë. Arrita deri në atë pikë sa i pash me sy dhe i preka me dorë krimet tij.

Mund të kisha përfunduar dhe unë ku përfundoi Remzi Hoxha. Fëmijët po rriten me një frymë tjetër dhe nuk duam që hakmarrja të vijojë, hakmarrja është mesjetare, mesjetën na solli Berishën! Gjithçka e kërkojmë me drejtësi”, tha Aishe Haklaj për Repolitix.

Aishe Haklaj tregon sesi ajo dhe familja e saj u përndoqën nga regjimi i Berishës dhe për këtë arsye u detyrua të largohej nga Shqipëria drejt Suedisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here