Në 84-vjetorin e tij të lindjes, Akademia e Shkencave ka propozuar sërish Ismail Kadarenë për çmimin Nobel në letërsi. Kjo kërkesë i është dërguar akademisë suedeze.
Ismail Kadare feston sot ditëlindjen dhe në Tiranë po mbahet tryeza “Kadare dhe letrat shqipe”. Ndërkaq shkrimtarin e ka uruar publikisht dhe kreu i shtetit Ilir Meta.
“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.
Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur”, shkruan Meta.
