Akademia e Sigurisë bën të ditur se më 1 dhjetor do të zhvillohet testimi me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për pranimin në Kolegjin e Policisë.
Njoftim!
Testimi me shkrim me kandidantët që kanë aplikuar për pranimin në Kolegjin e Policisë , në Akademinë e Sigurisë, do të zhvillohet më datë 01.12.2021,në mjediset e Pallatit të Kongreseve Tiranë .
I. Në datën 01.12.2021, (paradite) do të paraqiten aplikantët me numër kodik 0001- 0834, Qarqet: (Tiranë ,Durrës,Berat dhe Vlorë ). Paraqitja ora 07:00.
II. Në datën 01.12.2021, (mbasdite) do të paraqiten aplikantët me numër kodik 0835- 1626, Qarqet: (Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, dhe Dibër ). Paraqitja ora 12:00.
Aplikantët duhen të kenë me vete:
- Mjet Identifikimi Kartë Identiteti ose Pasaport
- Fletën e pranimit dhe numrin Kodik që merret tek Burimet
Njerëzore në Drejtorit Vendore të Policisë në Qarqe. - Nuk duhen të kenë me vete telefonat celularë në momentin e
hyrjes në provim. - Të jenë të pajisur me maskë Anti Covid.
